Nidia Toska është një nga blogeret më të famshme në Instagram. Ajo pikturon portrete të personazheve të ndryshëm me laps dhe i kthen në digjitale.
Në një lidhje direkte për emisionin ‘Friend zone’, Nidia ka treguar se i pëlqen më shumë të pikturojë fustane, ndonëse portretet pëlqehen më shumë.
Ajo ka theksuar se shumë të famshëm ndërkombëtarë i kanë bërë like dhe share, duke veçuar Kim Kardashian apo edhe motrat e saj.
“Gjithë puna është digjitale. E fillojmë me një laps në një letër. Një nga ato që zhanri im i intereson më shumë është portreti. Po mua më pëlqejnë më shumë veshjet. Bëj edhe personazhe të njohur. Më ka bërë Kim Kardashian like, pas saj më kanë bërë like motrat, madje edhe komente.
Në varësi të procesit zgjat varet nga krijimi, sa persona janë. Personazhet që më frymëzojnë më shumë vijnë nga filmat, pasi imagjinata nuk ka kufij. Së fundmi, Beyonce më pëlqen”, tha Nidia./abcnews.al