Marko tregon si lindi bashkëpunimi me Dj Sardin: E nisëm shumë kohë më parë si humor

schedule16:40 - 6 Gusht, 2020

schedule 16:40 - 6 Gusht, 2020

“Tarantella” është kënga më e fundit e lançuar në tregun muzikor shqiptar. Edhe pse në gjuhën italiane, ajo është pëlqyer menjëherë nga publiku.

Për të zbuluar më shumë detaje rreth videoklipit dhe lindi ideja e këtij hiti, ka folur këngëtari Marko Strazimiri.

Në një lidhje me emisionin ‘Friends Zone’, ai ka deklaruar se gjithçka nisi si humor dhe doli një bashkëpunim i shkëlqyer me Dj Sardin. Madje, Marko ka zbuluar edhe se shumë shpejt do të ketë një duet tjetër me Sardin.

“Ne këngën e kemi nisur shumë kohë më përpara si humor, gallat. Në një moment thamë sikur ta bënim një bashkëpunim dhe i bëmë një ofert dj më të mirë Dj Sardit, ai pranoi dhe ne jemi këtu.

Zgjodhëm italishten, edhe pse u munduam ta ndryshonim në shqip nuk shkonte. Prandaj mbeti ashtu si në fillim”, tha Marko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!