Në fillim të Qershorit, Klea Huta u bë nënë për herë të parë. Ndërsa ka kaluar vetëm pak kohë që nga ardhja në jetë e djalit Krid, Klea është angazhuar për t’ju rikthyer tregut muzikor. Ajo pritet të sjellë së shpejti një bashkëpunim, dhe emrin me të cilin është bërë bashkë e ka lënë një surprizë.
Ndërkohë, së fundmi është mësuar se Klea i është rikthyer edhe aktrimit. Ka qenë ish-banori i Big Brother Bjordi Mezini, i cili përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, ka publikuar trailerin e projektit filmik “Kapiten Dinamo”.
View this post on Instagram
Pjesë e kastit janë një sërë emra të njohur, por ajo që tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve ishte prania e Kleas. Megjithatë, nuk dihet nëse xhirimet e filmit janë realizuar para apo pas shtatzënisë së Kleas, pasi ende nuk ka asnjë detaj të ri rreth këtij filmi. /abcnews.al/