Çiklisti Fabio Jakobsen po lufton me jetën pas një përplasjeje horror gjatë Turit të Polonisë. Gjermani aktualisht ndodhet në koma dhe ka pësuar traumë në kokë. Përplasja e tij la rreth dhjetë çiklistë të tjerë të shtrirë në tokë.
Brutal la caída de Fabio Jakobsen. Asqueroso Groenewegen, cómo le ha cerrado. Escalofriante caída ?.
Por favor, que no le haya pasado nada. #tdp20 pic.twitter.com/HFcLSK6YP2
— Diego Vos ~ Ciclismo (@diegovos_) August 5, 2020
Gjithçka ndodhi shumë pranë vijës së finishit dhe përplasja me patriotin e tij, Dylan Groenewegen, e dërgoi 23-vjeçarin jashtë pistës së garimit. Si pasojë e përplasjes, në aksident u përfshinë dhe çiklistë të tjerë, por fatmirësisht pa dëmtime serioze.
??♂️FLASH – Les nouvelles sont mauvaises pour Fabio #Jakobsen. Le cycliste qui a été poussé dans des barrières à 70kmh par un concurrent a été placé en coma artificiel après avoir subi de graves blessures à la tête. Son pronostic vital est engagé. (@8aldwin)pic.twitter.com/g5BYQ2GMUV
— La Plume Libre (@LPLdirect) August 5, 2020
“Gjendja e tij është shumë e rëndë. Jeta e Fabios është ende në rrezik. Fatkeqësisht ai ka një dëmtim serioz në kokë dhe në tru. Gjithashtu ai ka humbur shumë gjak. Megjithatë unë shpresoj se Jakobsen do t’ia dalë sepse ai është shumë i fortë,” deklaroi mjekja e garës, Barbara Jerschina. /abcnews.al