Koduzi: Spitali Covid 4 mashtrim, shqiptarët kanë nevojë urgjente për kujdes

schedule12:30 - 6 Gusht, 2020

schedule 12:30 - 6 Gusht, 2020

Gazment Koduzi nga departamenti i shëndetësisë në Partinë Demokratike është shprehur se spitali Covid 4 është një mashtrim i kryeministrit Rama.

Koduzi në një deklaratë për medita pranë godinës, tha se sot shqiptarët kanë nevojë për kujdes shëndetësor më të specializuar dhe më cilësor dhe kjo godinë është e mbyllur.

“Edi Rama nuk i ka dëgjuar këshillat e ekspertëve të Partisë Demokratike apo edhe të pavarur për masat që duhet të marë për të përballuar këtë situatë, por vetëm është tallur me to”, u shpreh ai.

Deklarata e plotë:

Qeveria dështoi me menaxhimin e situatës së Covid 19.

Dështoi në marrjen e masave për mospërhaqjen e këtij virusi në popullatë, por aq më tepër në institucionet shëndetësore.

Qeveria dështoi në rritjen e numrit të testimeve dhe në kohën e fundit rriti numrin e tyre tek 500 por pa plotësuar të gjithë nevojat që kanë qytetarët shqiptarë për t’u testuar dhe me këto masa qeveria tregoi që nuk ka një strategji, që e ka lëshuar situatën në rënie të lirë.

Qeveria në vend që sakrificën e njerëzve që bënë gjatë 3 muajve karantinim ta kthente në investim në sistemin shëndetësor për ta përballuar më mirë këtë situatë, qeveria u mor me propagandë, me tendera korruptivë dhe një nga veprat e propagandës së Edi Ramës është prapa meje, ish-Universiteti Kristal, i cili sipas Edi Ramës u kthye në Spitalin Covid 4 më 2 qershor dhe u inaugua me propagandë të madhe por që ishte një mashtrim për shqiptarët.

Sot shqiptarët kanë nevojë për kujdes shëndetësor më të specializuar dhe më cilësor dhe kjo godinë është e mbyllur. Edi Rama nuk i ka dëgjuar këshillat e ekspertëve të Partisë Demokratike apo edhe të pavarur për masat që duhet të marë për të përballuar këtë situatë, por vetëm është tallur me to.

Përgjegjësi kryesor i situatës në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë, është vetëm Edi Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!