Disa gjëra që i keni bërë gjithmonë gabim në jetën e përditshme

schedule11:49 - 6 Gusht, 2020

schedule 11:49 - 6 Gusht, 2020

Pasi të zgjohemi në mëngjes, gjëja e parë që shumë prej nesh bën është të konsumojë një filxhan kafe. Por, ky është një gabim që e kemi bërë gjatë gjithë kohës. Bright Side ka renditur disa zakone të përditshme, që në fakt kanë nevojë për korigjim.

Pirja e kafesë para orës 9:30 të mëngjesit

12 Gjërat e përditshme bëjmë gabim dhe as nuk i kuptojmë pse

Çdo trup është i ndryshëm por ekziston një cikël hormonal 24-orësh për të gjithë. Dhe hormoni i njohur si kortizol që na bën të ndihemi zgjuar normalisht lëshohet nga ora 8 deri në 9 të mëngjesit. Prandaj nuk është e nevojshme të ndihemi të zgjuar duke konsumuar kafe gjatë kësaj kohe.

Vendosja e vezëve në ujë të ftohtë para se t’i zieni

12 Gjërat e përditshme bëjmë gabim dhe as nuk i kuptojmë pse

Uji duhet të vlohet dhe më pas të vendosni vezët brenda enës që të ziejnë. Kjo bën që lëvozhga e tyre të hiqet më kollaj.

Përdorni thikë për të prerë feta gjalpi të ngrirë

12 Gjërat e përditshme bëjmë gabim dhe as nuk i kuptojmë pse

Në vend që të përdorni një thikë për të prerë gjalpin e ngrirë, ka një zgjidhje më të mirë për të prerë feta të përsosura. Por, përdorni një pajisje të dizajnuar për prerjen e frutave dhe perimeve.

Përdorni gishtat për të hapur rubinetin

12 Gjërat e përditshme bëjmë gabim dhe as nuk i kuptojmë pse

Për të mos marrë baktere në duar, përpiquni që të ndryshoni mënyrën se si hapni rubinetin. Hapeni dhe mbylleni rubinetin siç tregohet në foto, pasi nëse bëni të kundërtën mund të merrni mikrobe dhe më pas prekni fytyrën.

Karikoni telefonin pa pastruar vendin ku vendoset fisha

12 Gjërat e përditshme bëjmë gabim dhe as nuk i kuptojmë pse

Ndodh shpesh që telefoni të karikohet më ngadalë. Para se ta vendosni në karikim, pastrojeni pjesën ku vendoset fisha, pasi shpesh pisllëqet që mund të përmbajë bën që disa gjëra të mos funksionojnë siç duhet. Por para se ta bëni këtë gjë, mos harroni ta fikni së pari telefonin tuaj.

E hapni ambalazhin e çipsave në anën e kundërt

12 Gjërat e përditshme bëjmë gabim dhe as nuk i kuptojmë pse

Kur keni një pako me çipsa në duar, instinkti i parë është ta hapni atë nga pjesa e sipërme. Në vend të kësaj, provoni ta hapni atë nga fundi, pasi shumica e erëzave bien në fund dhe kur i ktheni ato në anën tjetër bën që të shpërndahen mbi patatet e skuqura. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!