Me fjalët e Ismail Kadaresë, Meta kujton 105-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë

schedule10:24 - 6 Gusht, 2020

schedule 10:24 - 6 Gusht, 2020

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 105-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë.

Ai ka cituar një pasazh nga letra e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, dërguar Mbretëreshës në 12 mars 2002.

Sipas Metës, vepra e Mbretëreshës Geraldinë vazhdon ende të frymëzojë e të na bëjë krenarë të gjithëve.

“Ndonëse ky vend ju ka sjellë shumë më tepër brenga sesa gëzime…ju na jepni një mesazh të gjithëve, mesazhin fisnik se: Atdheu mund të jetë i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë”.

Zgjodha këtë pasazh nga letra e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, dërguar Mbretëreshës Geraldinë në 12 mars 2002, për të përkujtuar sot 105-vjetorin e lindjes së saj.
Është një nga përkufizimet më të arrira për të gjithë trashëgiminë e vyer që na la “Trëndafili ynë i bardhë”.
Një jetë dedikuar Shqipërisë, begatisë, përparimit dhe europianizimit të plotë të saj, shembull i dashurisë e besnikërisë së përjetshme për Atdheun edhe kur ai i ktheu shpinën, vepra e Mbretëreshës Geraldinë vazhdon ende të frymëzojë e të na bëjë krenarë të gjithëve”, shkruan kreu i shtetit në ‘Facebook’./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!