Willian e ka ndarë mendjen dhe ka vendosur rreth së ardhmes. Sulmuesi brazilian, pjesë e Chelsea prej vitit 2013, do të largohet nga ekipi por jo nga Londra. Ai do të transferohet te rivalët e Arsenalit, që janë gati t’i dhurojnë një kontratë 3-vjeçare.
Mirror raporton se 31-vjeçari ia ka zbuluar të ardhmen disa miqve të tij të ngushtë, të cilëve u ka rrëfyer se do të jetë pjesë e “Topçinjve” prej sezonit të ardhshëm. Willian nuk arriti akordin e rinovimit me Chelsea dhe do të largohet si lojtar i lirë.
David Beckham tentoi ta merrte tek Inter Miami në MLS, por sulmuesi i djathtë refuzoi ofertën e majme nga SHBA për t’i plotësuar dëshirën familjes, që ndihet për mrekulli në kryeqytetin e Anglisë. /abcnews.al