150 mijë euro dhe kontratë 4-vjeçare, Kallaku zyrtarisht “kroat”

schedule10:54 - 5 Gusht, 2020

schedule 10:54 - 5 Gusht, 2020

Sherif Kallaku lë Superioren dhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, ku gjen edhe tre shqiptarë të tjerë: Jon Mersinajn, Enis Çokajn dhe Indrit Tucin. Fantazisti ka nënshkruar për katër sezone dhe do të mundohet ta përdorë kampionatin kroat si trampolinë për më lart. Teuta do të përfitojë 150 mijë euro, ndërkohë që ruan edhe 20% të kartonit.

NJOFTIMI – “KF Teuta njofton sot arritjen e marrëveshjes së transferimit të Sherif Kallakut në ekipin e Lokomotiva Zagreb në Kroaci. Sherif Kallaku pritet t’i bashkohet ekipit të Lokomotivës ditën e premte. Fantazisti i Teutës, pasi të kryejë vizitat mjekësore, do të bashkohet me klubin e Lokomotiva Zagreb, me të cilin ka nënshkruar një kontrate 4-vjeçare.

22-vjeçari, i cili u shpall fitues i kupës i Shqipërisë me Teutën, Kallaku i thotë lamtumirë Teutës për të vijuar tashmë aventurën e tij të re në Kroaci. Pas 2 vitesh me blutë, skuadër me të cilën dhuroi performanca shumë pozitive, duke qenë njëkohësisht edhe pjesë e ekipit tonë përfaqësues, Kallaku tashmë do të provojë edhe eksperiencën e tij të parë jashtë vendit, në radhët e Lokomotiva Zagreb”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!