Kamerat e sigurisë brenda një apartamenti privat në Bejrut, kanë filmuar momentin kur një baba i pushtuar nga paniku bën gjithçka që ta mbrojë djalin e tij 6 vjeçar nga shpërthimi i fuqishëm në kryeqytetin e Libanit.
I ati e përqafonte të birin duke tentuar ta qetësojë, dhe në fund nga dridhjet e mëdha si pasojë e shpërthimit e fut poshtë tavolinës dhe e mbron me trupin e tij.
Deri më tani raportohen të vdekur mbi 100 persona si pasojë e shpërthimit dhe mbi 4.000 të plagosur. Shkak i shpërthimit ishin 2700 ton lende plasëse./abcnews.al
View this post on Instagram
Drithëruese, babai bën gjithçka për të mbrojtur të birin gjatë shpërthimit në Bejrut