COVID-19 prek sërish futbollin, vëllai i Mario Gotze del pozitiv

schedule14:18 - 4 Gusht, 2020

schedule 14:18 - 4 Gusht, 2020

Augsburg ka zbritur në fushë pas katër javësh pushim dhe lojtarët kanë bërë testet për COVID-19. Një prej tyre ka dalë pozitiv dhi bëhet fjalë për vëllanë e Mario Gotze, mbrojtësin Felix. Kështu që është dashur që lojtari i skuadrës gjermane të izolohet në shtëpinë e tij.

Felix Gotze gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur kontakte me lojtarët e tjerë dhe drejtuesit. Ai është infektuar gjatë pushimeve, ndërkohë që bëhet me dije se nuk ka simptoma. Mbrojtësi do të rikthehet të stërvitet në skuadër pasi të testohet dy herë dhe përgjigja të jetë negative.

Gotze në të shkuarën ka qenë pjesë e ekipit të dytë të Bayern Munich. Në Gjermani, që pas rifillimit të kampionatit ishte infektuar vetëm Kevin Mbabu, i Wolfsburg. /abcnews.al