Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zhvati një person për të marrë kredi, arrestohet “avokati” nga Mati

schedule11:35 - 4 Gusht, 2020

schedule 11:35 - 4 Gusht, 2020

Një 30-vjeçar nga Burreli është arrestuar nga policia pasi me anë të mashtrimit i kishte marrë para një personi tjetër për të kryer procedurat për një kredi.

Ai ishte paraqitur si avokat duke i ngritur grackë një personi të identifikuar si A. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme.

“Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me DVP Shkodër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim A. C., 30 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga DVP Shkodër, pasi me anë të mashtrimit, duke u paraqitur si avokat, ka përfituar nga shtetasi A. M., një shumë parash për kryerjen e procedurave për marrjen e një kredie. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!