Grabitja në Kamëz, arrestohen dy autorët e dyshuar

schedule10:47 - 27 Prill, 2018

schedule 10:47 - 27 Prill, 2018

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar si autorë te grabitjes së të mërkurës në mbrëmje në Kamëz, gjatë së cilës u vra Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij. Burime policore sqaruan se ndalimi i tyre është bërë i mundur gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e mëngjesit. Personat e ndaluar, identiteti i të cileve ende nuk bëhet i ditur kane karakteristika të ngjashme fizike me ato të grabitësve, të filmuar nga kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes. Dy te ndaluarit po merret në pyetje nga ana e Oficerëve të Policisë Gjyqësore. Gjatë dy ditëve të fundit policia ka shoqëruar mbi 30 persona për llogari të kësaj ngjarjeje. Ata janë pyetur në lidhje me dijeninë e tyre mbi rrethana të grabitjes së marketit mbrëmjen e 25 prillit. /abcnews.al