Britania ka zbuluar metodën e re të testimit për Covid-19, nxjerr rezultatin në 90 minuta

schedule08:34 - 4 Gusht, 2020

schedule 08:34 - 4 Gusht, 2020

Britania e Madhe ka arritur të zbulojë një mënyrë të re testimi për Covid-19 që arrin ta nxjerrë rezultatin nëse një person është i infektuar në 90 minuta. Zbulimi i fortë ka një dallim të madh në kohën e nxjerrjes së rezultatit nga tamponat, që kërkojnë deri në dy ditë kohë. I bazuar mbi një kampion pështyme, metoda e re e testimit nuk ka nevojë të dërgohet në laborator. Autoritetet shëndetësore Britanike kanë në plan ta përdorin sa më shpejt, duke nisur nga personeli spitalor dhe shtëpitë e pushimit ose azilet, duke shpresuar se metoda e re e testimit do të kthehet në një mjet kryesor në luftimin e një vale të dytë të fuqishme, të parashikuar në vjeshtën e këtij viti.

Një mënyrë alternative testimi, gjithashtu shumë e shpejtë, do të mundësojë nëse jemi të infektuar me koronavirus nëpërmjet një kampioni ADN-je, që do të nxirret nga mukoza e hundës. Në të dy rastet, metodat e reja të diagnostikimit do të ndihmojnë në dallimin midis koronavirusit dhe sëmundjeve të tjera sezonale si ftohja ose gripi i zakonshëm.

Ministri Britanik i shëndetësisë, Matt Hancock ka deklaruar se këto metoda të reja mund të rezultojnë shumë efikase në kontrollimin e përhapjes së virusit deri në dimër, duke shpëtuar një numër të madh njerëzish. Gjysmë milioni testesh të rinj, të bazuar në analizimin e pështymës do të jenë të disponueshëm duke nisur nga java e ardhshme, me miliona të tjerë të parashikuar për përdorim në muajt e ardhshëm. Gjithashtu, 5 mijë aparate të programuar në ekzaminimin e menjëhershëm të ADN-së, do fillohet të përdoren në fillim të vjeshtës.

Nuk ka ende të dhëna shkencore mbi precizonin e dy metodave të reja të testimit, por, Sir John Bell, Docent i Mjekësisë në Universitetin e Oxford-it, i cili është gjithashtu një ndër konsulentët e qeverisë Britanike në zhvillimin e formave të reja të ekzaminimit, ka pohuar se dy metodat e reja prodhojnë të njëjtin nivel besueshmërie, si ato të testimit me tamponë, të kryer deri më tani.

Njoftimi për metodat e reja të testimit ka ardhur ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar I druhet një vale të dytë të fuqishme të Covid-19. Boris Johnson ka nisur një reduktim të masave shtrënguese në nivel vendor, por do vazhdojë t’i aplikojë ato në nivel lokal, nëse brenda disa javësh numri i infektimeve pëson rritje./abcnews.al    

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!