Vrasja në Prezë: Viktima u qëllua 7-8 herë, asnjë gëzhojë nuk u gjend në vendngjarje

schedule21:07 - 3 Gusht, 2020

schedule 21:07 - 3 Gusht, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në Fushë Prezë.

Me armë zjarri është ekzekutuar 71-vjeçari Abdulla Budlla. Ai është gjetur pa shenja jete pranë automjetit të tij që ishte i parkuar në anë të rrugës.

Në drejtim të të moshuarit është qëlluar 7 deri në tetë herë, ndërsa ajo që bie më shumë në sy është fakti që në vendin e ngjarjes nuk është gjendur as edhe një gëzhojë nga të shtënat, mëson Abcnews.al

Banorë të zonës të cilët kanë parë viktimën e pajetë kanë lajmëruar menjëherë policinë, ndërsa kanë treguar se është parë një automjet të lëvizë me shpejtësi të lartë.

Lexo edhe: VIDEO/ Detaje të reja nga ekzekutimi në Prezë, trupi i pajetë gjendet sipër një fuçie

Burime të policisë konfirmojnë se përjashtohet tentativa e grabitjes, ndërsa dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Mbetet ende e paqartë se pse 71-vjeçari kishte parkuar në anë të rrugës, ndërsa Abdulla Budlla nuk rezulton të ketë pasur precedent penal apo hasmëri. I moshuari është qëlluar me një kallashnikov ndërsa policia po shikon veprimtarinë e tre fëmijëve të tij. Dy prej tyre jetojnë në Itali.

Deri më tani asnjë person nuk është i dyshuar nga ana e policisë. /abcnews.al/