Majlinda Bregu, e sapoemëruar në postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ishte e ftuar në studion e Mbrëmje në ABC News me Mirela Milorin. Ajo iu është përgjigjur zërave kundër këtij emërimi, duke thënë se nuk shqetësohet aspak nga komentet, sulmet apo thashethemet.
Bregu ka folur gjithashtu edhe për situatën në Partinë Demokratike dhe ftesën që mori për në kuvendin demokrat. Ish-ministrja e Integrimit u ndal edhe në rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë. /abcnews.al