Specialistët e ORL-së në spitalin Amerikan 3: Mos neglizhoni simptomat që kanë nevojë për kontroll nga mjeku

schedule17:20 - 3 Gusht, 2020

schedule 17:20 - 3 Gusht, 2020

Specialistët në Spitalin Amerikan 3 flasin për simptomat më të shpeshta për të cilat një pacient duhet të drejtohet tek mjeku specialist ORL dhe nuk duhet te tregohet neglizhent.

Mjeku italian ORL, Dr. Andrea Palmieri në Spitalin Amerikan 3 rendit disa prej këtyre simptomave.

 “Në këtë periudhë të vështirë të Covid-19 dua të jap një mesazh të rëndësishëm për qytetarët. Nuk duhet të lini pas dore simptomat e rëndësishme.

Ne në Spitalin Amerikan 3 jemi në gatishmëri të plotë si për kontrollet rutinë, por edhe për gjërat urgjente. Mos lini jashtë vëmendjes simptoma të tilla si vështirësitë në gëlltitje, vështirësitë që ndjeni në gojë apo hundë, problemet e frymëmarrjes në rrugët nazale apo dhe humbjen e pikave të sekrecioneve të ndryshme në hundë.  

Ju lutem mos neglizhoni vetëm sepse keni frikë të shkoni në spital, pasi ne i kemi të gjitha kushtet e mbrojtjes nga COVID-19, që tashmë e dimë rrezikun e tij”, tha ai.

Dr. Palmieri shprehet se në Spitalin Amerikan 3 puna vijon normalisht për të gjitha kontrollet rutine dhe ato urgjente.

“Duhet të jemi të kujdesshëm në ruajtjen e distancës fizike apo të përdorim maskën kur nuk mund të ruajmë distancën. S’keni pse të keni ndjesi frike nga spitalet për asnjë arsye. Në Spitalin Amerikan 3 vazhdojmë të kryejmë ndërhyrjet në mënyrë të rregullt, si ndërhyrjet onkologjike që kanë lidhje me tumoret, po ashtu dhe ato normale.

Ndërhyrjet në hundë, fyt, bajame apo në gojë, i bëjmë të gjitha konformë rregullave të sigurisë maksimale duke zbatuar çdo protokoll. Puna jonë në Spitalin Amerikan 3, vazhdon në mënyrë normale dhe do të jemi në dispozicionin tuaj gjatë gjithë muajit gusht”, sqaroi mjeku.

Spitali Amerikan 3 ka ndërmarrë të gjitha masat si për personelin ashtu edhe për pacientët për të ofruar shërbim të sigurt duke zbatuar me përpikmëri protokollet e sigurisë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!