Në Shqipëri janë aktive dhjetëra vatra zjarri të nisur prej ditësh.
Ndërkohë zjarri që përfshiu pyllin me pisha në Seman është vënë në kontroll, por në zonë ka ende vatra aktive duke detyruar zjarrfikësit të monitorojnë situatën edhe sot 24 orë pas rënies së zjarrit.
Por disa vatra janë riaktivizuar sot të ndihmuara edhe nga era e fortë.
Bilanci i dëmeve ende nuk është bërë, por mendohet që një sipërfaqe e madhe me pisha dhe shkurre të jetë djegur.