Tirana blindon krahun e djathtë, firmos me një kampion për mbrojtjen

schedule13:58 - 3 Gusht, 2020

schedule 13:58 - 3 Gusht, 2020

Kristijan Toshevksi do të jetë pjesë e Tiranës. Mbrojtësi i krahut të djathtë nuk ra dakord të firmoste me Vardarin, kampionen e Maqedonisë së Veriut dhe sezonin e ardhshëm do të provojë Superioren. Në Maqedoni e konsiderojnë gjithçka të mbyllur, madje zbulojnë edhe kohëzgjatjen e kontratës.

“Gol.mk” shkruan se Toshevski ka pranuar ofertën e Tiranës dhe ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare, me opsion për të rinovuar edhe për një vit tjetër. Në kampin bardheblu ende nuk e kanë konfirmuar afrimin e anësorit të djathtë.

Një ditë më parë zyrtarizuan Ardit Tolin, që luan në të njëjtin pozicion. Së bashku me Toshevksin do të dublojnë krahun e djathtë. Ish-lojtari i Vardar, sezonin e fundit është aktivizuar në 22 ndeshje. Ai ka shënuar një gol dhe ka asistuar pesë herë.

Mbrojtësi është pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në sezonet e fundit dhe veçse me Vardarin, më parë ka luajtur edhe për Teteks dhe Pelisterin. /abcnews.al