Kishte marrë vendim të mos bënte fëmijë, blogerja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

schedule11:08 - 3 Gusht, 2020

schedule 11:08 - 3 Gusht, 2020

Ditën e djeshme, bloggerja e njohur Ersi Ngjela u bë nënë për herë të parë. Përmes një postimi në Instagram, ajo zbuloi se ka vendosur ta quajë djalin Noel dhe ka shpjeguar kuptimin e tij.

Ersi ka treguar gjithashtu se pas humbjes së të atit nuk donte fëmijë, por ardhja në jetë e mbesës ndryshoi gjithçka.

Tashmë ajo po e shijon këtë moment dhe ndjesitë e të qënurit një nënë e rë i ka ndarë me të gjithë.

“Dikur mami kishte marr nje vendim qe nuk do bente femi . Kjo eshte historia e jetes pasi mami humbi te atin, gjyshin tend. Pastaj erdhi ne jete dielli i pare ,motrushi jot Vivien energjia e se ciles rilindi dhe i dha kuptim tjeter halluckes. Luan ka qene gjyshi , luan eshte motrushi , luan linde dhe ti . Shenja jote perfaqesohet nga energjia diellore, ajo energji qe hena ka patur gjithmone nevoje . Emri yt ka qene shume i veshtire per te marr nje vendim por tani jam e bindur se ky emer te pershtatet me se miri – Mesova se ne gjuhen hebraike zotit i therrasin EL (god) inicialet e mamit dhe babit, krijuesve te tu. Ne gjuhen greke ( λέων – leon/ mbrapsht noel )do te thote luan. Ne dhjetor me kete emer besimtaret festojne rilindjen e Krishtit. Ndaj ti diell i lindur ne dt 02.08.2020 dite te diel, krijuar nga zoti (EL) , shenja (leon)/ luan do te quhesh NOEL ! ( Ngjela-Olldashi-Ersi-Liri ). Zotat qofshin perkrah teje ne rrugetimin e ri te ndricimit tend. Qofsh nje femi i rrethuar vetem me dashuri dhe miresi.Jetofsh i lire !Ëelcome”, ka shkruar Ersi krahas fotos ku shfaqet me vogëlushin në krahë./abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CDZhHCNgwGP/?utm_source=ig_web_copy_link