Marash Kumbulla kërkohet me ngulm nga Lazio dhe Inter. Qendërmbrojtësi ka spikatur me Hellas Verona, që po tenton ta shesë për të paktën 30 milion euro. Dy klubet e përmendura më lart janë të gatshme të paguajnë dhe të përfshijnë edhe lojtarë të tjerë në marrëveshje.
Akoma Hellas Verona nuk është bindur dhe po pret ofertën e duhur, edhe pse në ndonjë moment e mendojnë edhe ta mbajnë në ekip. Drejtor sportiv i klubit italian, Tony D’Amico, ka folur në lidhje me situatën e Kumbullës.
Për DAZN ai është shprehur: “Nga mëngjesi i nesërm (sot) do të merremi me këto tema. Marash është një djalosh dhe lojtar i rëndësishëm për ne, ka shumë kualitet. Do të ishim të lumtur po ta mbanim në skuadër, por nga ana tjetër e dimë që po tërheq shumë vëmendjen. Do të shohim më vonë se çfarë do të ndodhë”. /abcnews.al