Rita Ora është një ndër këngëtaret më të dashura me famë botërore. Artistja shqiptare ka qenë kohët e fundit në fokus të mediave rozë, pasi u fotografua në krahët e të dashuri të ri, Roman Gavras.
Krijuesja e hitit “Let You Love Me” ka nisur pushimet me partnerin, të cilët kanë udhëtuar së bashku me jaht drejt Ibizas. Madje, mediat e huaja publikuan disa foto topless të këngëtares shqiptare ku shihej krah 39-vjeçarit.
Rita ndau gjithashtu me ndjekësit disa foto mjaft provokative me ndjekësit në Instagram, dhe sigurisht nuk kishin si të mos tërheqnin vëmendjen e nënës së saj. “S’ka mo deti”, ka qenë komenti që Vera i ka lënë së bijës krahas fotove.
Ndërkaq, përsa i përket muzikës ylli shqiptar gjatë vetizolimit ka qenë duke punuar për të sjellë projekte të reja, megjithëse ende nuk ka bërë me dije për një këngë të mundshme që do të lançohet së shpejti. /abcnews.al/