Sherif Kallaku do të jetë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, ndërkohë që Teuta përfiton 150 mijë euro dhe mban 10 për qind të kartonit. Në Durrës ndërkohë duan një pasues të tij dhe kapiteni Renato Arapi e ka një emër.
“Kallakun mund ta zëvendësojë Eduart Rroca. Kjo është nëj dëshirë domethënë…”, tha mbrojtësi qendror i Teutës, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
Rroca në fakt është nën kontratë me Kukësin dhe duket e vështirë që të ribashkohet me Albano Aleksin, me të cilin ka qenë shok skuadre kur ishte te Luftëtari. /abcnews.al