Anëtarët e Komisionit Hetimor për çështjen “Tahiri” do të pajisen me certifikata sigurie nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Kjo do të thotë se do të kenë akses në dokumenta të konsideruara sekrete.
Certifikatat u lëshuan një ditë pas denoncimit të Partisë Demokratike, sipas të cilës, ky veprim ishte bllokim i qëllimshëm politik me urdhër të kryeministrit Edi Rama ndaj Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.
Kryetari i këtij komisioni, Edi Paloka, njofton thirrjen për mbledhje ditën e hënë të këtij komisioni. Rregullorja e Kuvendit dhe Ligji Për Komisionet Hetimore parashikojjnë që mbledhja mund të fillojë vetëm pas plotësimit të kuorumit me pjesëmarrjen e më shumë se gjysmës së anëtarëve të komisionit./abcnews.al