Këngëtari Alban Skënderaj për herë të parë pas situatës së pandemisë është rikthyer me një koncert.
Skënderaj në një intervistë për “Edicioni Veror 2020” u shpreh se situata e pandemisë ka ndryshuar disi mënyrën e jetesës.
Skënderaj foli edhe për lajmin e përhapur se mes tij dhe këngëtarit Flori Mumajesi mund të kishte një projekt muzikor.
Ai tha se ka një marrëdhënie shumë të mirë edhe pse nuk kanë pasur projekte muzikore së bashku.
“Jemi miq shumë të mirë. Nuk do të thoja që ka një këngë, por është më shumë një lojë. Është një lojë që kam përshtypjen që është hapur dhe nuk e di deri ku do të shkojë. A do të kurorëzohet me një këngë!? Nuk e di duhet të pyesni Florin. Rivaliteti midis nesh nuk ekziston, por na pëlqen si e shohin njerëzit dhe duam t’i hedhim pak benzinë zjarrit. Por nuk e di kush do ta bëjë këngën. Dëshira patjetër që është”, u shpreh ai.
Ai po ashtu u shpreh se muzika është ushqim dhe i ka munguar publikut gjatë gjithë kësaj kohë. Në momentin që shpirti është i uritur do të thotë që muzika mungon.
Po ashtu ai tregoi se muajt e karantinës ishin të zymta, ndërsa shtoi se përpiqet ta shohë jetën me nota pozitive. Sa i përket projekteve tregoi se pothuajse është bërë gati një album edhe pse kërkon kohën e tij për tu plotësuar.