Victor Osimhen u prezantua ditën e djeshme si lojtari më i ri i Napolit. Nigeriani i ardhur nga Lille, do të përforcojë skuadrën e Gennaro Gattusos, i cili mund të humbasë “murin” e mbrojtjes.
Presidenti i klubit italian, Aurelio De Laurentiis, në një prononcim për Sportmediaset, pranon se Kalidou Koulibaly mund të largohet. Interesimi për senegalezin është i madh, sidomos nga Manchester City, dhe shitja e tij do të sjellë të ardhura të mira për Napolin.
“Koulibaly është një djalë i shkëlqyer, do të ishte shumë e dhimbshme ta humbasim atë, por gjithmonë vjen një kohë kur mund të lëvizësh. Gjithsesi, duhen dy palë të arritur një marrëveshje.
Nuk kemi marrë akoma një ofertë prej 90 milion eurosh“, deklaron kreu i klubit italian, i cili qartëson shumën që nevojitet për blerjen e qendërmbrojtësit. /abcnews.al