Konservatorët evropianë dënojnë ndryshimet e njëanshme kushtetuese: Kundër standarteve të BE

schedule14:54 - 1 Gusht, 2020

schedule 14:54 - 1 Gusht, 2020

Një tjetër qëndrim kritikues për parlamentin shqiptar vjen nga Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë.

Një nga grupet kryesore politike në Parlamentin Europian, shprehet:

“Dënojmë me forcë thyerjen e qëllimshme nga kryeministri Rama të konsensusit që partitë politike në Shqipëri arritën në 5 qershor me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, për Reformën e Kodit Zgjedhor të Shqipërisë.

Veprimi i njëanshëm i qeverisë Rama për të ndryshuar Kushtetutën, duke ndryshuar rregullat elektorale vetëm disa muaj para zgjedhjeve të planifikuara, me qëllim për të ndaluar partitë e opozitës të krijojnë koalicione elektorale, shkon kundër orientimit europian të Shqipërisë”.

Në mbylle të deklaratës, Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë- i bën thirrje partisë qeverisëse në Shqipërisë ti qëndrojë Marrëveshjes së 5 qershorit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!