Digjet makina në Elbasan, dyshohet zjarr i qëllimshëm

schedule08:38 - 26 Prill, 2018

schedule 08:38 - 26 Prill, 2018

Makina e një tregtari në Elbasan është shkrumbuar në orët e para të mëngjesit. Policia bën me dije se një automjet luksoz me targa të Tiranës është djegur dhe dyshimet e para janë për një zjarr të qëllimshëm.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, në lagjen “Çlirimi”, Elbasan ku është djegur mjeti i parkuar tip “Audi Q-7” me targë TR 6464 M, në pronësi të Agron Balukjes, 46 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi”.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi zjarri dyshohet i qëllimshëm, njofton policia./abcnews.al