Në një sipërfaqe pyjore në fshatin Sul të Devollit raportohet të ketë rënë zjarr. Si pasojë e flakëve, mësohet se është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi të ulët dhe pisha.
Ndërkohë, bashkia në terren ka vënë nën kontroll vatrën e zjarrit.
Në pamjet e siguruara nga Abcnews.al mund të shihet vatra e zjarrit si dhe punonjësit e bashkisë që mundohen ta neutralizojnë. /abcnews.al/

