Drama në familjen Kardashian-West, reperi thyen më në fund heshtjen

schedule12:08 - 1 Gusht, 2020

schedule 12:08 - 1 Gusht, 2020

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave, për shkak të deklaratave që ky i fundit bëri pak ditë më parë. Gjatë fushatës presidenciale, reperi rrëfeu se ai dhe Kim kishin menduar abortimin e vajzës North, që tashmë është 7-vjeç. Ndërkohë që më pas, përmes një serie postimesh në Twitter, Kanye shkroi se ajo ishte përpjekur për ta mbyllur në spital dhe se kishte tentuar të divorcohej me të.

Ata u takuan pak ditë më parë në Wyoming, ku reperi qëndronte prej javësh. Paparacët fotografuan çiftin që ndodheshin në makinë, ndërsa Kardashian shihej e shqetësuar dhe me lot në sy. Mediat e huaja kanë cituar burime pranë dyshes, të cilët janë shprehur se martesa e tyre po shkon drejt fundit, mirëpo Kim dhe West nuk e kanë konfirmuar diçka të tillë.

Ndërkaq, pak orë më parë Kanye West ka thyer heshtjen dhe ka bërë një postim në Twitter pas takimit me të shoqen. Duke i siguruar fansat se është “mjaft mirë”, reperi iu rikthye sërish temës së abortit, teksa tha:

Unë qava për faktin se mendova të abortoj fëmijën tim dhe të gjithë u shqetësuat për mua. Jam i shqetësuar për botën që mendon se nuk duhet qarë për këtë gjë.”, shkroi reperi, ndërkohë që në një reagim të dytë ai thotë: “Është një taktikë: Shmang, Hiq mendjen, Zhverëso dhe Shkatërrohu. Jam mirë. Mendo për një sekond se çfarë po projektohet këtu.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!