Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në nivele të larta deri 50 vjeç”, Ibrahimovic poston “perlën” e radhës

schedule21:59 - 31 Korrik, 2020

schedule 21:59 - 31 Korrik, 2020

Zlatan Ibrahimovic nuk ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi suedez feston 39-vjetorin e lindjes në datë 3 tetor, por në fushat e blerta vazhdon të jetë një “përbindësh”.

Në janar vendosi të rikthehet te Milani, një klub që zë vend të veçantë në zemrën e tij. 9 gola në kampionat dhe një në Kupën e Italisë ka shënuar deri tani.

Tifozët e kuqezinjve presin rinovimin, ndërsa Ibra lëshon “perlën” e radhës në rrjetet sociale. Bomberi i Milanit ka postuar një foto ku shfaqet i moshuar. “Mund të luaj në këto nivele deri në moshën 50-vjeçare“, lexohet në foto.

Jam dakord me Zlatanin“, shkruan “gjiganti” i sulmit sipër fotos, duke krijuar ilaritet të madh te tifozët e shumtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!