Ardhja e Timo Werner te Chelsea, nuk e tremb Oliver Giroud. Kampioni i botës e sheh si motivim shtesë blerjen e gjermanit dhe do të luftojë fort për të fituar minuta me “Blutë e Londrës”.
Në një prononcim për L’Equipe, autori i dhjetë golave këtë sezon, analizon situatën e tij dhe lëshon një mesazh të qartë për konkurrentët e repartit ofensiv dhe trajnerin Frank Lampard.
“Është e qartë që Werner nuk është blerë për të qëndruar në stol, por unë jam gati të jap gjithçka nga vetja për ta bërë me dhimbje koke trajnerin Lampard.
Është gjithmonë e dobishme që një ekip të ketë një sulmues të gjatë kur kundërshtarët mbyllen në mbrojtje dhe unë jam gati për këtë detyrë. Ardhja e Werner shton motivimin tim, është një stimul më shumë.
E ardhmja? Kam edhe një vit kontratë me Chelsea dhe do të qëndroj nëse krijohen kushtet e duhura, përndryshe do të largohem dhe do të kërkoj të provoj një eksperiencë të re. Mendoj se mund të jap shumë edhe për dy sezone, por nuk i vendos limite vetes“, përfundon Giroud. /abcnews.al