Në një nga shtete australiane duket se personat e infektuar me Covid nuk e respektojnë karantinën. Kryeministri i Victorias Daniel Andrews, në një deklaratë për mediat vendase është shprehur se qytetarët nuk i respektojnë rregullat e vendosura prej qeverisë.
Mediat bëjnë me dije se nga kontrolli i ushtruar nga Inspektorët shëndetësorë më shumë se 500 njerëz të infektuar me koronavirus gjatë dy ditëve të kaluara, dhe të cilëve u kërkohej të mos dilnin nga shtëpia e tyre, gjetën 130 persona që injoruan ndalimin e daljes; shkonin në punë ose dilnin në publik, tha Andrews.
“Për hir të Zotit, nëse duhet të qëndroni në shtëpi, qëndroni në shtëpi!” tha Andrews në një konferencë të rregullt për shtyp.
Theksojmë se Victoria regjistroi 627 raste të reja me infeksione në 24 orët e fundit. Shtetet e tjera mbyllën kufijtë e tyre me Victorian. /abcnews.al



