Manjani në ABC News: Askush nuk mund të krenohet se ka shpikur rrotën me hapjen e listave

schedule14:37 - 31 Korrik, 2020

schedule 14:37 - 31 Korrik, 2020

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në ABC News foli për situatën politike në vend, ndryshimet kushtetuese dhe marrëveshjet politike. Për ish-ministrin vendimmarrjet kanë qenë të njëanshme.

Manjani theksoi se qytetarëve nuk u është shpjeguar si duhet procesi i hapjes së listave pasi sipas tij populli është i detyruar të zgjedhë atë që i thotë partia dhe se nuk ndryshon asgjë edhe nëse hapen 100% apo 30%, në thelb njerëzit do të votojnë atë që caktojnë partitë.

Ai gjithashtu tha se opozita e ka realizuar detyrën e saj edhe pse pa përfaqësim, ndërsa u shpreh: “Opozita duhet ta ketë të qartë se ose do të shkojmë drejt fundit politik të Edi Ramës ose do të shkojmë drejt fundit demokratik”.

Po ashtu Manjani theksoi se se Kushtetuta ka marrë fund dhe se nuk është garanci as për qytetarët as për politikanët.

 “Është një vendim i njëanshëm që nuk ka ndodhur më parë. Politikani më anti-perëndim që Shqipëria ka pasur në këto 30 vite. As në ‘97  nuk ka ndodhur kjo gjë. Edhe atëherë vendimet janë marrë me konsensus. Parlamenti i ‘97 gjithashtu ka qenë i keq,  por u ndërtua një strategji për të pasur rregulla të përbashkëta të lojës. Kjo ndodh sepse jemi në kushtet kur një njeri i vetëm sundon çdo gjë ka në dorë çdo gjë dhe mendon se ka në dorë edhe jetën e njerëzve në këtë vend”, tha Manjani.

Po ashtu Manjani theksoi se kryeministri Rama e kishte të domosdoshme që të tregonte se ai është sundimtari i këtij vendi dhe këtë kërkonte t’ja tregonte edhe të huajve që sipas tij tashmë ia ka arritur.

“Është një problem që ka të bëjë me një ego personale që ka marrë peng Shqipërinë, shtetin dhe politikën. Hapja e listave nuk do të thotë që njerëzit kanë të drejtë të vendosin emrat që duan ata. Pra hapja e listave do të thotë që partia nuk përcakton kush është i parë i dytë apo i tretë, por këtë e përcakton populli gjatë votimit.

Populli është i detyruar të zgjedhë atë që i thotë partia. Në këtë kuptim hapja e listave nuk u është shpjeguar mirë njerëzve. Nuk ndryshon asgjë edhe nëse hapen 100% apo 30% në thelb njerëzit do të votojnë atë që caktojnë partitë. Në këtë kuptim askush nuk mund të krenohet se ka shpikur rrotën me hapjen e listave.

Ndoshta mund të shkaktojë hapje të probleme të partive politike. Por mund të themi se hapja 100% është një gjysmë hapi përpara. Ndërsa hapja me 1/3 siç kërkon Rama nuk është hapje e listave sepse në këtë mënyrë i cakton vetë Edi Rama. Them që i gjithë ky debat politik me listat e hapura dhe veçanërisht kushdo që flet në emër të popullit ia ka futur këtij populli”, tha më tej Manjani.

Po ashtu ai shtoi: Sistemi i sotëm zgjedhor i propozuar me shumë forcë  nga vetë Edi Rama, bazohet në koalicione. Pra koalicionet ndërtohen para zgjedhjeve për të kuptuar se sa njerëz e duan dhe nuk e duan qeverinë./abcnews.al/