Pse nuk duhet ta lini derën e dhomës së gjumit hapur gjatë natës

schedule12:34 - 31 Korrik, 2020

schedule 12:34 - 31 Korrik, 2020

Ndodh shpesh ndodh që derën e dhomës së gjumit ta lëmë hapur natën. Por, ka disa arsye pse nuk duhet bërë zakon. Bright Side shpjegon pse gjithmonë duhet të siguroheni që ta mbani derën e dhomës së gjumit mbyllur.

Nëse e mbyllni derën, ka shumë shanse për të mbijetuar nga zjarri

Pse nuk duhet ta lëmë derën e dhomës së gjumit të hapur natën

Nëse e lini derën tuaj të dhomës së gjumit të hapur kur shkoni për të fjetur dhe bie zjarr, flakët mund të përhapen më shpejt në dhomën tuaj. Një derë e mbyllur do t’ju japë më shumë kohë për të vepruar.  Për më tepër, tymi toksik nuk do të përhapet aq lehtë.

Mund të bëni një gjumë më të qetë pasi bllokon zhurmat

Pse nuk duhet ta lëmë derën e dhomës së gjumit të hapur natën

Nëse jetoni në një vend të zhurmshëm, dhe keni një gjumë të lehtë, me siguri kjo është një situatë e vështirë kur shtriheni për të fjetur. Mbyllja e derës është një zgjidhje e mirë, edhe nëse nuk jeni mësuar me të.

Mund të reagoni më shpejt ndaj vjedhjeve

Pse nuk duhet ta lëmë derën e dhomës së gjumit të hapur natën

Dera e mbyllur ofron mundësi që të veproni më shpejt nëse dëgjoni se dikush ka hyrë ose po tenton të hyjë në shtëpi. Kjo gjithashtu do t’ju lejojë të qëndroni më të sigurt ndërsa prisni që policia të arrijë dhe t’ju shpëtojë.

Sipas Feng Shui, një derë e mbyllur mban energji pozitive brenda

Why We Shouldn’t Leave Our Bedroom Door Open at Night

Një nga parimet e Feng Shui në lidhje me dhomat e gjumit është që të shmangni gjumin me një derë të hapur. Kjo për shkak se e gjithë energjia pozitive në dhomë mund të largohet. Sipas tij, nëse e mbani derën e dhomës mbyllur do të keni një mendje më të qetë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!