Milani me Zlatan Ibrahimovic është tjetër. Rezultatet flasin vetë dhe në kampin kuqezi ka optimizëm që sezoni i ardhshëm do të jetë më i mirë. sigurisht me sulmuesin suedez në skuadër dhe po bëhet gjithçka të nënshkruhet një kontratë e re me të, pavarësisht se në tetor mbush 39 vjeç.
Maldini dhe Massara duan të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe sipas La Gazzetta dello Sport, Ibra e ka ndarë mendjen dhe do të qëndrojë te Milani. Veç kësaj, zbulohen edhe kushtet e kontratës së re, që do të jetë 1-vjeçare. Ka edhe një skenar tjetër, për kontratë 2-vjeçare.
Sa i takon pagës, Ibra kërkon 6 milion euro dhe propozimi i Milanit është për një pagë bazë që shkon në 5 milion euro dhe pjesa tjetër plotësohet me bonuse, që varen nga golat e tij, paraqitjet dhe objektivat e arritura nga ekipi. /abcnews.al