Ndotja e ajrit, Shqipëria renditet në zonën e dytë të rrezikut

schedule14:55 - 25 Prill, 2018

schedule 14:55 - 25 Prill, 2018

Shqipëria renditet ndër vendet me ajër të ndotur në raportin botëror për cilësinë e ajrit. Niveli i grimcave të imta të pluhurit tejkalon normat e vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ndërkohë që për shkak të ndotjes në vendin tonë përllogariten 38.9 vdekje për 100 mijë banorë.

Ndotja e ajrit në Shqipëri tejkalon normat e vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Niveli i  grimcave të imëta te pluhurit varion nga 10 deri në 15 mikrogramë për metër kub ajër.

Të dhënat vijnë nga rapori më i fundit që analizon cilësinë e ajrit në botë ku specialistë të Universitetit British Columbia vlerësojnë dhe pasojat e ndotjes në shëndet.

Në hartën e publikuar prej tij vendi ynë renditet në zonën e dytë të rrezikut ku grimcat e imëta të pluhurit tejkalojnë objektivin më të ulët të cilësisë të OBSH 35 mikrogramë për metër kub ajër.

Situatë e ngjashme duket në Ballkan. Ndryshim bën Serbia dhe Kroacia, me disa përkeqësime.

Raporti gjithshtu nivelin e ndotjes e lidh dhe me sëmundjet që prekin popullatën.

Në Shqipëri në vitin 2016 kishte 1,377 vdekje nga ajri i ndotur. Vërehet një rritje e lehtë krahasuar me vitin 2010 ku ky numër ishte 1,357.

Vendi ynë së bashku me vendet e Ballkanit dhe Europës Qendrore renditet ndër shtetet me vdekjet më të larta.

Në Shqipëri raporti është 38.9 vdekje për 100 mijë banorë.

Ndërkohë nivelin me të lartë të humbjeve te jeteve e ka Bullgaria, me 67.4, e ndjekur nga Maqedonia me 61.9, Bosnja me 55.9, Hungaria 52.3, Mali i Zi me 48.8. /abcnews.al