“Kush na e ndryshoi Kushtetutën?”, deputetja bën deklaratën epike para votimit në Kuvend

schedule20:28 - 30 Korrik, 2020

schedule 20:28 - 30 Korrik, 2020

Kush na e ndryshoi Kushtetutën? Disa nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë qenë paska të konfuzuar lidhur me ndryshimet kushtetuese për të cilat votuan ditën e sotme duke vënë “vulën” në ndryshimin e Kushtetutës.

Gazetari Ismet Drishti ka takuar disa prej tyre jashtë selisë së Kuvendit duke i futur në grackë lidhur me fatin e dy shteteve evropiane, Norvegjia dhe Zvicra të cilat nuk janë anëtare të BE-së duke kërkuar prej tyre një mendim pse janë apo pse nuk janë pjesë e familjes evropiane.

Deputeti Rrahman Rraja

Rrahman Rraja: Pro.

Gazetari: Po ndryshohet kushtetuta, pa konsensus. A ndjeni një lloj përgjegjshmërie?

Rrahman Rraja: Jemi në rrugën e duhur

Gazetari: Norvegjia dhe Zvicra duan të dalin nga BE, ju si mendoni?

Rrahman Rraja: Unë jam në shtëpinë time, jam rehat.

***

Deputeti Nimet Musai

Gazetari: Keni bërë një votim të rëndësishëm

Nimet Musai: Sot ishte një ditë e rëndësishme për shqiptarët.

Gazetari: Jemi në një periudhë kur Anglia ka dalë nga BE, Norvegjia dhe Zvicra duan të dalin

Nimet Musai: Është një ëndërr e shqiptarëve

Gazetari: A e dini pse duan të dalin

Nimet Musai: Ka shumë faktorë, janë problemet e tyre të brendshme. Janë ata që do ta vendosin

***

Mikrofonit të tij nuk i ka shpëtuar as deputetja Majlinda Halilaj e njohur për deklaratat emotive nga foltorja e Kuvendit që janë bërë virale në rrjet.

Gazetari: A mendoni se do të zgjidheni prapë?

Deputetja Kjo është mendimi i popullit mund të votojë kë të dojë

Gazetari: Kush ju ka votuar ju

Deputetja: Elektorati im, Reforma. Kam një kryetar dhe një elektorat

Gazetari: Komplimente për krehjen

Deputetja: Faleminderit

Gazetari: Pse ne duam të hyjmë në BE, kur Norvegjia dhe Zvicra duan të dalin

Deputetja: Është mendimi i tyre

Gazetari:Sa shkon bërja e thonjve

Deputetja: Ka të ndryshme

Gazetari: Pse duan të dalin Zvicra dhe Norvegjia

Deputetja: Është mendimi i tyre. Ne kemi mendimin tonë por nuk mund të gjykoj. Por ne kemi nevojë të futemi

Gazetari: Norvegjia dhe Zvicra nuk janë në BE

Deputetja: Shpresoj të futen

Gazetari: Ti nuk e di farë çfarë po bëhet. A e kupton që po na merr në qafë.

Deputetja: Ti po na merr në qafë, se je pa maskë./abcnews.al