Një lajm i mirë vjen për të gjithë adhuruesit e filmit të njohur “365 ditë” në Netflix.
Produksioni ka konfirmuar se “365 ditë” do të ketë dhe pjesën e dytë e cila pritet të xhirohet pas kalimit të pandemisë teksa publikimi mund të vonoj deri më 2022.
Ky film u prit shumë mirë nga publiku dhe nga kritikët, madje disa e vlerësuan më lart se “Fifty Shades of Grey”.
Në qendër të kësaj drame erotike është Laura, e cila rrëmbehet nga Massimo, një shef mafie që kishte rënë në dashuri me të 5 vite më herët. Ky i fundit i ofron Laurës 365 ditë që të bierë në dashuri me të, nëse nuk ndjen për Massimon ajo do të lirohet. /abcnews.al