Bruno Dita dhe Enea Kolicci ishin të parët e larguar nga Skënderbeu, ndërkohë që do të luajnë me Shkëndijën dhe Gjilanin në vazhdim. Sot ëshët Dejvi Bregu ai që konfirmon largimin nga korccarët dhe e bën këtë me një mesazh falënderimi.
“Faleminderit KF Skënderbeu për këto dy vite emocionuese, edhe pse në pamundësi për të bërë prapë histori në kupat e Europës. Ishte një nder dhe kënaqësi shumë e madhe te isha pjesë e këtij klubi model.
Mirënjohje ndaj çdo tifozi që më ka mbështet në ditë të mira dhe të këqija… Besoj se largohem nga Korça duke pasur miq që nuk do i harroj dhe duke marrë me vete kujtimet më të bukura. Faleminderit me gjithë zemër!” shkruan Bregu në llogarinë e tij në “Instagram”. /abcnews.al