Pamjet brenda Qendrës Mjekësore në Houston janë bërë tashmë shumë të njohura: shihet çdo ditë stafi mjekësor i mbingarkuar duke luftuar për të frenuar valën e pacientëve me COVID-19 që vijnë në spital çdo ditë. Ndërsa në vendet më të prekura si New York, urgjenca në spitale ka rënë, Texas po lufton me virusin që po tendos sistemet e kujdesit shëndetësor, shkruan Reuters.

Doktor Joseph Varon, mjek në “United Memorial Medical Center” (UMMC) tha që ai ka frikë se së shpejti do të përballet me një dilemë me të cilën shumë mjekë kanë thanë që janë përballur gjatë pandemisë: Të vendosin se kë nga pacientët duhet të shpëtojnë.
“Kam frikë se në një moment do të duhet të marr disa vendime shumë serioze”, tha ai për Reuters në një intervistë. “Po filloj të krijoj idenë se nuk mund t’i shpëtoj të gjithë”.

58 vjeçari, ka deklaruar se ka të shtruar mesatarisht 40 persona në ditë. Ai tregoi se ka nënshkruar më shumë certifikata vdekjeje në javën e fundit sesa në në karrierën e tij, raporton abcnews.al

Në fillim të këtij muaji, Reuters vëzhgoi punën e specialistit të mushkërive dhe kujdesit intensiv ndërsa ai nxitonte nëpër korridore – i ndjekur nga një grup infermierësh dhe studentë të mjekësisë duke kontrolluar pacientët, ndonjëherë edhe duke i ngushëlluar ata. Shumë prej pacientëve të tij kishin nevojë për maska oksigjeni.
Pasdite, mjeku dhe ekipi i tij u përpoqën të shpëtonin një pacient, por fatkeqësisht nuk mundën. Personeli mjekësor e mbuloi trupin e tij në çarçafë të bardhë.

Ndërsa pandemia e koronavirusit ka kapluar kombin amerikan për muaj të terë, punëtorët e kujdesit shëndetësor shpesh bien pre e virusit që ka vrarë rreth 150,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara. E as ekipi i Varonit nuk bëri përjashtim.

Christina Mathers, një infermiere 43-vjeç në UMMC, rezultoi pozitive me COVID-19 javën e kaluar.
“Kjo është gjëja më e vështirë”, tha Mathers, e cila ka punuar çdo ditë tjetër që nga 29 prill.
Varon, i cili ishte një praktikant kur një tërmet i madh goditi Mexico City në vitin 1985, tha se trajtimi i virusit ka qenë sfidë për profesionistët mjekësorë.
“Gjatë gjithë jetës sime, unë kam qenë pjesë e fatkeqësive të mëdha”, ka thënë ai. “Asgjë nuk ka qenë aq e vështirë sa COVID-19”.

Ndërkohë Riley Harrison, 67 vjeç, tha që filloi të ndihej sikur nuk mund të merrte frymë mjaftueshëm më pas zbuloi se ishte infektuar me koronavirus. Gruaja e tij rezultoi gjithashtu pozitive me Covid-19. Tani, ata të dy janë shtruar në spital në UMMC, raporton abcnews.al

Varon i tregoi eksperiencën e tij Henry Rodriguez, 39 vjeç, i cili është shtruar në spital me COVID-19.
“Nuk mund të merrja frymë”, tha Riley në një pëshpëritje ndërsa oksigjeni rridhte nëpër tuba në hundën e tij.
“Nëse doni të vdisni, atëherë infektohuni me COVID-19”.
Ekspertët mjekësorë dhe zyrtarët kanë raportuar për një numër në rritje të të rinjve të prekur me COVID-19. 18 vjeçarja Larissa Raudales kishte probleme me frymëmarrjen dhe tha që mushkëritë e saj ishin tashmë të dëmtuara kur e dërguan në UMMC. Pas mjekimit ajo kishte filluar të ndihej më mirë, raporton abcnews.al

“U tmerrova… mendova se nuk mund të merrja frymë më”, ka rrëfyer ajo. “Unë thjesht mendova se do të vdisja”.

Studenti i shkollës mjekësore Fernando Olvera, 26 vjeç, gjithashtu u shtrua në spital. Dr. David Persse, mjek në Departamentin e Shëndetit të Houston, tha që spitalet po “luftojnë”, pasi ata po përballen me një mungesë të personelit për të trajtuar një krizë që po vazhdon prej muajsh.
“Njerëzit që punojnë në spitale janë të lodhur… Është një lodhje fizike dhe psikologjike”, ka thënë ai./abcnews.al

