Temperaturat kalojnë 40 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

schedule07:34 - 30 Korrik, 2020

schedule 07:34 - 30 Korrik, 2020

Vendi ynë ditën e sotme do të shoqërohet me kthjellime në zonën e ulët dhe Bregdetare.

Sipas Meteoalb,  gjatë orëve të mbrëmjes në zonat malore do të ketë kalime të pakta vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat nga 21°C deri në 42°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperendimor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.

Lindja e kontinentit do të paraqitet me vranësira të shumta dhe reshje shiu. Ndërsa pjesa tjetër kontinenti evropian do te mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në Evropën jugore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!