Këshilli i Ministrave vendos të lirojë nga detyra dy zv.ministre në dy prej ministrive më të rëndësishme në vend.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për lirimin nga detyra të zv. Ministres së Brendshme Rovena Voda, zv. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Dorina Çinari dhe atë të drejtësisë Fjoralba Caka.
Kjo e fundit njoftoi dorëheqjen nga posti me anë të një statusi në rrjetet sociale paraditen e sotme, duke deklaruar se po largohej për arsye vetjake.
Nuk dihet ende shkaku i kësaj lëvizjeje në këto ministri./abcnews.al