Goxha: Vit i paharrueshëm, falë jush po bëj hapin e madh

schedule15:37 - 29 Korrik, 2020

schedule 15:37 - 29 Korrik, 2020

Jurgen Goxha e ka mbyllur me Bylisin, që pas ndeshjes kundër Tiranës në Kupë. Penalltia e humbur në fund, e goditur pa lejen e trajnerit, i kushtoi qendërmbrojtësit. Ballshiotët e pezulluan dhe tani po bëhet gati për aventurën e re.

Përmes një postimi të bërë në “Facebook”, Goxha falënderon shokët e skuadrës dhe paralajmëron se do të bëjë një hap të madh në karrierë.

“Ccuna faleminderit për vitin e bukur që kalova me ju!!Shpresoj mos t’ju kem mërzit shumë, por unë kam kaluar vit të paharrueshëm dhe do ju kujtoj gjithmonë si një grup që do shkonim shumë lart dhe ky do jetë pishmani më i madh!

Futbolli është i bukur se krijon miq dhe ju do ngeleni miq shumë të mirë! Faleminderit dhe falë jush po hedh 1 hap të madh për karrierën time! Faleminderit dhe tifozëve të Bylisit dhe miqve që njoha aty! Me respekt, Jurgen Goxha”, shkruan Goxha. /abcnews.al