Barack Obama dhe Michelle Obama pritet të vijnë shumë shpejt në një bisedë publike për të gjithë ndjekësit e tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-zonja e parë duke publikuar një foto me Barack, krah të cilës ka shkruar: “Mezi po pres për ju që të dëgjoni episodin e parë të ‘Michelle Obama Podcast’. Është një bisedë e gjatë dhe e mendueshme me Barack Obama. U argëtuam me këtë gjë. Biseda publikohet nesër”.
Ndërkohë komentet kanë qenë të shumta nga ndjekësit në Instagram, të cilët mezi po presin të zbulohet biseda e një ndër çifteve më të pëlqyera të të gjitha kohërave./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CDMihdFgmt7/?utm_source=ig_web_copy_link