Prej një jave e sëmurë, ndahet nga jeta këngëtarja e njohur

schedule12:38 - 29 Korrik, 2020

schedule 12:38 - 29 Korrik, 2020

Këngëtarja britanike nga Manchester, Denise Johnson, është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar ditën e sotme nga një mik i saj në Twitter dhe më pas edhe nga familjarët.

Prej një jave,  ajo ishte e sëmurë por të premten, pasi kishte folur me disa miq, këngëtarja kishte thënë se ndihej shumë më mirë. Ndërkohë nde nuk ka asnjë informacion zyrtar për shkakun e vdekjes.

Pas lajmit të trishtë, edhe kolegia e grupit “Happy Mondays”, Rowetta, ka shprehur dhimbjen për Denise duke u ndalur te zëri i saj brilant./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!