Lorik Cana është padyshim një ndër futbollistët më të komentuar shqiptar. Përpos talentit të tij, ish-kapiteni i skuadrës së futbollit të Shqipërisë ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për pamjen e tij, i cili vazhdon të mbetet një nga djemtë më simpatikë të showbizzit.
Loriku është kthyer pas në kohë, ku së fundmi ka ndarë me ndjekësit një foto në Instagram të 11 viteve më parë. Ai ka publikuar një fotografi bardhë e zi të realizuar nga fotografi i njohur shqiptar, Fadil Berisha.
“2009 fotografuar nga më i miri”, ka shkruar Cana krahas fotos. Pak kohë më parë, Loriku u bë baba për herë të dytë i një vajze të quajtur Enkeleida. Ai dhe bashkëshortja e tij Monika janë prindër edhe të një djali. /abcnews.al/