Interi po bën gjithçka për të transferuar këtë verë mbrojtësin Marash Kumbulla. Klubi i Hellas Verona kërkon 30 milion euro dhe zikaltrit për ta ulur këtë shifër do të ofrojnë dy futbollistë.
Njëri është sulmuesi Eddy Salcedo, të cilin në Verona e njohin mirë pasi e kanë pjesë të skuadrës si të huazuar. Zikaltrit janë gati ta lënë sërish aty sulmuesin 18-vjeçar dhe të ofrojnë edhe një tjetër në këmbim.
Edoardo Vergani është futbollisti tjetër që Interi e sakrifikon për Kumbullën, ndërkohë që Hellas Verona pret miliona të tjera të rëndësishme për të plotësuar çmimin që ata kanë vendosur për shtatlartin e kombëtares shqiptare. /abcnews.al