“T’ju vijë turp që i thoni vetes patriota”, Dafina Zeqiri revoltohet me kolegët për këtë arsye

schedule09:05 - 29 Korrik, 2020

schedule 09:05 - 29 Korrik, 2020

Dafina Zeqiri i është rikthyer sërish çështjes së peticionit të firmosur drejtuar kompanisë Apple, për të përcaktuar qartë kufijtë e Kosovës në “Apple Maps”. Megjithëse një sërë artistësh dhe qytetarësh reaguan ndaj Apple duke i bërë thirrje të merrte në konsideratë shqetësimin e tyre, për Dafinën kjo nuk është e mjaftueshme.

E revoltuar, ajo ka bërë një postim në Instagram drejtuar qytetarëve por edhe kolegëve, për të cilët thotë se duhet t’ju vijë turp, pasi rrinë gjithë kohës në rrjete sociale dhe nuk i kushtojnë rëndësi kësaj çështjeje. Këngëtarja pret më shumë reagime ndaj atyre
që e quajnë veten patriotë, dhe që nuk kanë bërë asgjë.

“Duhet me ju ardh marre juve që i thuni vetes “patriota” e s’po keni “vakt” me hi online n’telefon (aty ku rrini ton ditën e natën e gjat tu e kesh njoni tjetrin ma shumë se që e supportoni). Postoni selfies e merrni “likes” a mi jep veq pak zorr as zorr jo me postu për t’drejtat tona n’Kosovë jo? Edhe ju kolegët e mi nga Kosova e Shqipëria.”, ka shkruar Dafina. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!