Është mbyllur takimi mes Interit dhe Napolit, me zikaltërit që kanë fituar me rezultatin e pastër 2-0. Në minutën e 11-të, ishte D’Ambrosio që zhbllokoi shifrat, duke kaluar Interin në avantazh.
Naloli si gjithmonë krijoi lojë, por djemtë e Gatussos nuk arritën të gjenin golin e barazimit. Interi përfitoi dhe shënoi sërish, me anë të Lautaro Martinez.
Bomberi argjentinas arriti golin në minutën e 74-ët dhe festa e tij, kishte domethënie, duke shuar zërat e merkatos. Interi fitoi 2-0, duke u ngjitur në kuotën e 79 pikëve në vend të dytë./abcnews.al